Fabrika e mobileve Ahikos veprimtarinë e saj e
zhvillon në Ferizaj që nga viti 1990, kjo fabrikë filloi punën në një punëtori
të vogel me dy punëtorë , ndërsa tani biznesin e saj e ka zgjëruar me makineri më moderne të prodhimit dhe numëron
më shumë se dyzet punëtorë. Kjo fabrikë me ndihmën e dizajnerëve dhe
konstruktorëve ka arritur ta zgjeroj asortimentim e produkteve duke u bërë kështu
njëra ndër bizneset më të suksesëshme në komunen e Ferizajt, duke i’u ofruar konsumatorëve produkte cilësore dhe të
veqanta, produktet e kësaj fabrike mund ti gjeni vetëm në sallonin e kësaj
fabrike, kjo kompani produktet e saja i eksporton edhe në
Bosnje, Mal i Zi etj.
Produktet e fabrikes së mobiljeve Ahikos edhe pse janë
shumë të kërkuara dhe të pëlqyera nga konsumatorët atyre u duhet që patjetër
t’i vizitojnë sallonet e kësaj kompanije
sepse nuk kanë mundësi tjetër ku mund ti shohin dhe ti blejnë produktet e kësaj
kompanie, andaj prezenca online e fabrikes Ahikos do të i’u ndihmonte shumë
konsumatorëve të tyre që janë të shumtë dhe nga trevat e ndryshme si brenda dhe
jashtë Kosovës që të mund t’i shohin dhe ti blejnë nga shtëpia produktet e kësaj
fabrike.
Hapja e një website te ri me më shumë informacione,
rrethë produkteve, kompanisë dhe me mundësi
të blerjes së produkteve online do të ishte shumë produktive për kompaninë sepse në këtë mënyrë të gjithë
konsumatorët të cilët I ka kjo fabrikë që vinë nga qytete e tjera të Kosovë dhe
jashtë sajë do të mund t’i zgjedhin, blejnë
produktet e kësaj kompanie me shumicë dhe pakicë pa shpenzuar kohë që të vine në
selinë e kësaj fabrike për t’i bërë
porositë, por ti porosisin ato nga shtëpia, nëpërmjet internetit dhe produktet
e tyre te dëshiruara mund ti kenë në shtëpit e tyre , kjo do të realizohet në mënyrë
përfekte sepse kjo fabrikë e mobileve
kryen edhe dërgesa aty ku dëshirojnë konsumatorët.
SUKSESI I TREGTISË ELEKTRONIKE
Tregtia elektronike e njohur zakonisht si E-commerce
është tregtimi i produkteve ose shërbimeve të kryera me anë të rrjeteve
kompjuterike të tilla si Interneti . Tregtia elektronike mbështetet në teknologji
të tilla si celular , transferimin e fondeve elektronike , menaxhimit të
zinxhirit të furnizimit, internet marketingu , përpunimi i transaksioneve online,
shkëmbimi elektronik të dhënave ( EDI ), istemet e menaxhimit të inventarit, dhe
sistemeve të automatizuar të mbledhjes së të dhënave.
Tregtia elektronike zakonisht përdor World Wide Web të
paktën në një pikë të ciklit jetësor të transaksionit edhe pse ai mund të
përfshijnë një gamë të gjerë të teknologjive të tilla si e-mail, pajisje të
lëvizshme , mediat sociale dhe telefonat etj.
Tregtia elektronike apo e-comerce përbëhet nga shumë
karakteristika por si më të rëndësishme mund t’i përmendim këto:
1.
Thyerja
e barrierave gjeografike: Ndryshe nga bizneset tradicionale
të shitjes me pakicë, e-commerce nuk kufizohet nga barriera gjeografike. Sot
një biznes e-commerce lehtë mund të
shesë produktet e saj për konsumatorët që banojnë në qdo vend të botës.
2.
Kursen
kohë të çmuar: E-commerce ndihmon në shpëtimin e gjësë më të rëndësishme në botën e sotme moderne "Koha".
Konsumatorët nga shtëpia e tyre, zyra madje edhe nga kafenet mund të blejnë
ndonjë produkt që ata dëshirojnë për të blerë, pa u munduar që të shkojnë direkt te biznesi ku ata dëshirojnë të
blejnë atë product.
3.
Informata
të sakta: Sot bizneset online në të gjithë botën postojnë informata të sakta rrethë produkteve , e cila përfundimisht u
ndihmon konsumatorëve për të marrë vendimin më të mirë të blerë. Këto informata
janë pa pagesë dhe ju ndihmon
konsumatorëve për të marrë vendime të sigurta dhe të sakta
për blerje.
4.
Gjithëpranim
:
do të thotë të qenit kudo në të njëjtën kohë, me rritje të paparë të shitjeve
të tabletave dhe telefonave të mençur, laptopë dhe pajisje të tjera të
internetit të lidhura, bizneset online kanë mundësin t’i ndjekin konsumatorët e
tyre kudo që të shkojnë, tregtinë e tyre
mund ta bëjnë edhe kur konsumatorët janë duke ecur.
5. Lidhja e papërcaktuar:
E- comerce varet tërësisht nga interneti dhe website për të arritur tek
klientët e saj, ndërveprim me konsumatorë si i tille do të jetë gjithmonë i
papërcaktuar në natyrë .
6.
Fuqia
e qasjes: E- commerce është aq e lehtë e arritshme me anë të
fuqisë së internetit, konsumatorët mund të blejnë çdo gjë , pra një produkt i
vogël mund të çojë në tregje të shtrenjta, kjo është e gjitha është e mundur në
saje të qasjes e-comerce.
REKLAMIMI DHE OPTIMIZMI
Fabrika
e mobiljeve Ahikos edhe pse është një mobileri mjaft e njohur në rajon e më
rrethinë, kjo fabrikë mund të themi lirisht se marketingun nuk ka ka të
zhvilluar fare, andaj ne kemi parapë që që të krijojmë një marketing të përshtatëshem
duke përfshirë këto pika :
Reklamimi:
është një mënyrë e komunikimit publik që ka për qëllim vetëdijësimin e
klientëve për produktet që i plason kompania, mesazhet e reklamës mund të
përsëritet disa herë andaj blerësit mund të krahasojnë reklamat të kompanive të
ndryshme që shesin të njëjtin produkt dhe të bëjnë zgjedhjen e tyre. Reklamimi
është një mënyrë efikase për të arritur blerësit potencial gjeografikisht të
shpërndara me një kosto të ulët për ekspozim . Andaj reklamimi në TV, radio ,
internet e shohim e shohimim si një mënyrë
shumë të mirë për të afirmuar këtë kompani.
Promovimi shitjeve: përfshijnë
panairet ku blerësi dhe shitësi takohen për interesat e tyre të përbashkëta. Shitësi mund të krijojë një
ekspozitë që paraqet jo vetëm produktet të tij ose të saj, por
gjithashtu ofron edhe mikpritjen për blerësit. Në këtë mjedis të relaksuar,
blerësi mund të fitojë një përshtypje të favorshme të kompanisë, dhe blersi mund të njihet më përsëafermi me
produktet e asaj kompanie.
Mardhëniet me publikun: është
një element tjetër i rëndësishëm i promocionit ku kompania i paraqet produktet e saja si të rëndësishme brenda një mjedisi apo kumoniteti. Kjo ndodh
me anë të sponsorizimit të ngjarjeve, lobimit ose njoftimeve për shtyp.
Njoftimet
për shtyp në revista të biznesit ose revista e tregtisë sigurojë promovimin e
produkteve të kompanisë pa kosto, gjë që
do të ishte shumë produktive pë kompaninë.
Shitja personale: është
pjesë e promovimit që ka për qëllim të drejtpërdrejtë bërjen e kontratave me konsumatorët,
që nga personeli i shitjes i cili shërben si lidhje personale e kompanisë me klientët, është shumë e rëndësishme që edhe forca e
shitjes të projektohet siç duhet dhe menaxhuar. Përzgjedhja e përfaqësueseve të
shtijes personale duhet të trajnohen, si dhe performanca e personelit duhet të
vlersohet vazhdimisht me qëllim që të arrihet suksesi i dëshiruar i komanisë në
fjalë.
Këto
elemente promocionit mendojmë se do të jenë shumë efektive për të arritur një
marketing të përshtatëshem për fabrikën
e mobileve Ahikos.
ANALIZA
REKLAMIMI : konsiderohet
si pjesa më e rëndësishme e promocionit, ne e konsiderojmë që për fabriken e
mobiljeve Ahikos kjo pjesë e promocionit do të ishte shumë
produktive.
Reklama televizive: Reklamat
televizive në përgjithësi konsiderohet si efektive për masën e tregut që kanë
kjo është e pasqyruar nga çmimet e larta
që e kanë për kohën e transmetimit komercial gjatë ngjarjeve të njohura si p,sh
ndonjë lojë e rëndësishme sportive, ndonjë festival apo ngjarje tjetër edhe ne
si biznes e preferojmë shumë që reklamat e fabrikes Ahikos t’i transmetojmë në
ngjarjet e veqanta atëherë kur shikueshmëria është më e madhe dhe konsumatorët
anë e mbanë vendit e kanë mundësin t’i
shohin produktet tona dhe mund t’i nxisë ata që të na vizitojnë në sallonet
tona.
Reklamat online: janë
një ndër format më aktuale të promovimit që përdoren në internet dhe që kanë
për qëllim shpërndarjen e mesazheve të marketingut për të tërhequr klientë të
rinjë. Ne mendojmë se reklamat e komanisë tonë t’i shperndajmë nëpër rrjete
sociale nëpër website të ndryshme kontekstuale që shfaqen në rezultatet search
engine etj.
Reklamat në revista: përfshijë
të gjitha ato reklama në gazeta, revista
te ekonimike etj ku kanë një bazë të gjerë të lexuesve ku shpejt reklama e
kompanisë tonë mund të ju bjerë në sy.
Reklama në billboard: janë
tabela të mëdha të vendosura në vende publike të cilat shfaqin reklamat në rrugë
kryesore ku ka trafik të kombësoreve dhe shoferëve. Kjo është një reklamë shumë
efektive sepse fotot e produkteve të fabrikes Ahikos kanë mundësi t’i shohin të
gjithë kalimtarët e rastit.
PROMOVIMI SHITJES: është
njëra ndër kanalet e promocionit që kushton më pak se sa reklamat apo të
tjerat, në këtë pjesë konsumatori ka mundësi të njihet më përseafërmi me
produktet duke përfshirë p.sh dhënjen e mostrave të produkteve qendrave
tregtare, ne mendojmë se është një ide shumë e qëlluar sepse pikërisht aty konsumatorët kanë mundësi ti shohin,
prekin produktet pa i vizituarë sallonet tona. Tjerër mënyrë e promovimit të
shitjes planifikojmë dhënjen e kuponave atyre që blejnë mobilje në shumën që
caktojmë ne, pastaj do të kenë lirime për
produkte të tjera, ose mund ta marrin ndonjë produkt falas.
MARDHËNIET ME PUBLIKUN: është
mënyra e promocionit ku konsumatori ka mundësi të dëgjojë për emrin e kompanisë
tonë, këtë gjë planifikojmë ta realizojmë me anë të sponzorimit të ngjarjeve të
veqanta që ndodhin në vendin tonë kjo mënyrë
e promociont është e kushtueshme
dhe planifikojmë ta praktikojmë në raste të veqanta.
SHITJA PERSONALE: është
një mënyrë tjeter e promocionit me të cilin konsumatori dhe shitësi kanë mundësi
të takohen ballë për ballë, këtë mënyrë të shitjes e kemi planifikuar edhe ne
ta realizojmë me konsumatorët e kompanis
Ahikos, kemi planifikuar të marrim pjesë në panaire të ndryshme ku kemi mundësin
t’i prezentojmë produktet tona dhe ti kuptojmë nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve.
PËRMBLEDHJET
Duke marrë parasysh që kompania
Ahikos është një kompani që ka kapacitete të mëdha të prodhimit të mobileve si
të fuqisë punëtore ashtu edhe të makinerisë moderne të prodhimit të mobileve,
atëherë edhe një marketing i mirë dhe hapja e biznesit në mënyrë elektronike me
mundësi të blerjes online, do të kishte qenë shumë profitabile për këtë fabrikë
të mobiljeve.Duke marrë parasysh se po jetojmë në një epokë ku zhvillimi dhe
përdorimi i internetit dhe paisjeve teknologjike ka marrë një hovë të madhë ,
ku edhe njerëzit janë shumë të angazhuar dhe nuk kanë shumë kohë për të humbur
për të blerë produkte direkt në vendin e shitjes, e në rastin e biznesit tonë
që kemi mobileri, ku duhet shikuar shumë produkte për të vendosur sepse janë
produkte lluksi dhe jo elementare , atëherë konsumatorëve patjeter do të ju
duhej shumë kohë për të vendosur se qka duan të blejnë, atëherë mundësia e
blerjes së produkteve online do të i’u lehtësonte shumë konsumatorëve mundësinë
e blerjes të produkteve, pra ata do të kenë mundësi t’i shikojnë produktet ,
karakteristikat e tyre, çmimet dhe t’i blejnë ato nga shtëpia pa i vizituar
fare sallonet e kësaj kompanie, ky do të
ishte një lehtësim i madh për të gjithë ata konsumatorë që janë nga qytet e
tjera të Kosovës dhe nga shtetet si Bosnja dhe Mali i zi të cilët bejnë zakonisht
porosi me shumicë nga kjo fabrik, pra kjo do të ishte profitabile për të dyja
palët
Edhe
një marketing i mirë duke i përfshirë këto elemente te cilat i kam cekur me
lartë do të ishin shumë profitabilë për këtë kompani. Përmes reklamave
televizive shikuesit kudo që janë do të kenë mundësi t’i shohin produktet e kësaj kompanie, përmes reklamave online të
gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale do
të kenë mundësi t’i shohin produktet duke klikuar në aty ku ju intereson, edhe
reklamat në revista, broshura, billboard
do të jenë të rëndësishme sepse njerëzve medomos do të ju bjerë në sy
dhe si të tillë konsumatorët në bazë të interesit të tyre mund t’i konsiderojmë
si konsumatorë potencial, edhe elementet e tjera si promovimi shitjes, shitja
personale, mardhëniet me publikun të gjitha kanë rëndësinë e veqantë sepse e ofron konsumatorin me
produktet e kësaj kompanie. Pra aplikimi i të gjitha këtyre do të ishte një
reformë e re për këtë biznes por shumë profitabil dhe i domosdoshëm duke marrë parasysh zhvilllimin e
teknologjisë në ditet e sotme dhe
dinamiken e jetës.
REFERENCAT
No comments:
Post a Comment