Sunday, May 25, 2014

HYRJA
Fabrika e mobileve Ahikos veprimtarinë e saj e zhvillon në Ferizaj që nga viti 1990, kjo fabrikë filloi punën në një punëtori të vogel me dy punëtorë , ndërsa tani biznesin e saj e ka zgjëruar  me makineri më moderne të prodhimit dhe numëron më shumë se dyzet punëtorë. Kjo fabrikë me ndihmën e dizajnerëve dhe konstruktorëve ka arritur ta zgjeroj asortimentim e produkteve duke u bërë kështu njëra ndër bizneset më të suksesëshme në komunen e Ferizajt, duke i’u ofruar  konsumatorëve produkte cilësore dhe të veqanta, produktet e kësaj fabrike mund ti gjeni vetëm në sallonin e kësaj fabrike, kjo kompani produktet e saja i eksporton edhe  në  Bosnje, Mal i Zi etj.
Produktet e fabrikes së mobiljeve Ahikos edhe pse janë shumë të kërkuara dhe të pëlqyera nga konsumatorët atyre u duhet që patjetër t’i vizitojnë sallonet e kësaj  kompanije sepse nuk kanë mundësi tjetër ku mund ti  shohin dhe ti blejnë produktet e kësaj kompanie, andaj prezenca online e fabrikes Ahikos do të i’u ndihmonte shumë konsumatorëve të tyre që janë të shumtë dhe nga trevat e ndryshme si brenda dhe jashtë Kosovës që të mund t’i shohin dhe ti blejnë nga shtëpia produktet e kësaj fabrike.
Hapja e një website te ri me më shumë informacione, rrethë produkteve,  kompanisë dhe me mundësi të blerjes së produkteve online do të ishte shumë produktive  për kompaninë sepse në këtë mënyrë të gjithë konsumatorët të cilët I ka kjo fabrikë që vinë nga qytete e tjera të Kosovë dhe jashtë sajë do të mund t’i  zgjedhin, blejnë produktet e kësaj kompanie me shumicë dhe pakicë pa shpenzuar kohë që të vine në selinë  e kësaj fabrike për t’i bërë porositë, por ti porosisin ato nga shtëpia, nëpërmjet internetit dhe produktet e tyre te dëshiruara mund ti kenë në shtëpit e tyre , kjo do të realizohet në mënyrë përfekte sepse kjo fabrikë  e mobileve kryen edhe dërgesa aty ku dëshirojnë konsumatorët.


SUKSESI I TREGTISË ELEKTRONIKE

Tregtia elektronike e njohur zakonisht si E-commerce është tregtimi i produkteve ose shërbimeve të kryera me anë të rrjeteve kompjuterike të tilla si Interneti . Tregtia elektronike mbështetet në teknologji të tilla si celular , transferimin e fondeve elektronike , menaxhimit të zinxhirit të furnizimit, internet marketingu , përpunimi i transaksioneve online, shkëmbimi elektronik të dhënave ( EDI ), istemet e menaxhimit të inventarit, dhe sistemeve të automatizuar të mbledhjes së të dhënave.
Tregtia elektronike zakonisht përdor World Wide Web të paktën në një pikë të ciklit jetësor të transaksionit edhe pse ai mund të përfshijnë një gamë të gjerë të teknologjive të tilla si e-mail, pajisje të lëvizshme , mediat sociale dhe telefonat etj.
Tregtia elektronike apo e-comerce përbëhet nga shumë karakteristika por si më të rëndësishme mund t’i përmendim këto:
1.      Thyerja e barrierave gjeografike: Ndryshe nga bizneset tradicionale të shitjes me pakicë, e-commerce nuk kufizohet nga barriera gjeografike. Sot një biznes e-commerce  lehtë mund të shesë produktet e saj për konsumatorët që banojnë në qdo vend të botës.
2.      Kursen kohë të çmuar: E-commerce ndihmon në shpëtimin e gjësë më të  rëndësishme në botën e sotme moderne "Koha". Konsumatorët nga shtëpia e tyre, zyra madje edhe nga kafenet mund të blejnë ndonjë produkt që ata dëshirojnë për të blerë, pa u munduar që të shkojnë direkt te biznesi ku ata dëshirojnë të blejnë atë product.
3.      Informata të sakta: Sot bizneset online në të gjithë botën  postojnë informata të  sakta rrethë produkteve , e cila përfundimisht u ndihmon konsumatorëve për të marrë vendimin më të mirë të blerë. Këto informata janë pa pagesë dhe ju ndihmon konsumatorëve për të marrë vendime të sigurta dhe të sakta për blerje.

4.      Gjithëpranim : do të thotë të qenit kudo në të njëjtën kohë, me rritje të paparë të shitjeve të tabletave dhe telefonave të mençur, laptopë dhe pajisje të tjera të internetit të lidhura, bizneset online kanë mundësin t’i ndjekin konsumatorët e tyre kudo që të shkojnë,  tregtinë e tyre mund ta bëjnë edhe kur konsumatorët janë duke ecur.

5.      Lidhja e papërcaktuar: E- comerce varet tërësisht nga interneti dhe website për të arritur tek klientët e saj, ndërveprim me konsumatorë si i tille do të jetë gjithmonë i papërcaktuar në natyrë .

6.      Fuqia e qasjes: E- commerce është aq e lehtë e arritshme me anë të fuqisë së internetit, konsumatorët mund të blejnë çdo gjë , pra një produkt i vogël mund të çojë në tregje të shtrenjta, kjo është e gjitha është e mundur në saje të qasjes e-comerce.


 REKLAMIMI DHE OPTIMIZMI

Fabrika e mobiljeve Ahikos edhe pse është një mobileri mjaft e njohur në rajon e më rrethinë, kjo fabrikë mund të themi lirisht se marketingun nuk ka ka të zhvilluar fare, andaj ne  kemi parapë që  që të krijojmë një marketing të përshtatëshem duke përfshirë këto pika :
Reklamimi: është një mënyrë e komunikimit publik që ka për qëllim vetëdijësimin e klientëve për produktet që i plason kompania, mesazhet e reklamës mund të përsëritet disa herë andaj blerësit mund të krahasojnë reklamat të kompanive të ndryshme që shesin të njëjtin produkt dhe të bëjnë zgjedhjen e tyre. Reklamimi është një mënyrë efikase për të arritur blerësit potencial gjeografikisht të shpërndara me një kosto të ulët për ekspozim . Andaj reklamimi në TV, radio , internet  e shohim e shohimim si një mënyrë shumë të mirë për të afirmuar këtë kompani.
Promovimi shitjeve: përfshijnë panairet ku blerësi dhe shitësi takohen për interesat e tyre të   përbashkëta. Shitësi mund të krijojë një ekspozitë që  paraqet  jo vetëm produktet të tij ose të saj, por gjithashtu ofron edhe mikpritjen për blerësit. Në këtë mjedis të relaksuar, blerësi mund të fitojë një përshtypje të favorshme të kompanisë, dhe  blersi mund të njihet më përsëafermi me produktet  e asaj kompanie.
Mardhëniet me publikun: është një element tjetër i rëndësishëm i promocionit ku kompania i  paraqet produktet e saja  si të rëndësishme  brenda një mjedisi apo kumoniteti. Kjo ndodh me anë të sponsorizimit të ngjarjeve, lobimit ose njoftimeve për shtyp.
Njoftimet për shtyp në revista të biznesit ose revista e tregtisë sigurojë promovimin e produkteve të kompanisë  pa kosto, gjë që do të ishte shumë produktive pë kompaninë.
Shitja personale: është pjesë e promovimit që ka për qëllim të drejtpërdrejtë bërjen e kontratave me konsumatorët, që nga personeli i shitjes i cili shërben si  lidhje personale e kompanisë me  klientët,  është shumë e rëndësishme që edhe forca e shitjes të projektohet siç duhet dhe menaxhuar. Përzgjedhja e përfaqësueseve të shtijes personale duhet të trajnohen, si dhe performanca e personelit duhet të vlersohet vazhdimisht me qëllim që të arrihet suksesi i dëshiruar i komanisë në fjalë.
Këto elemente promocionit mendojmë se do të jenë shumë efektive për të arritur një marketing të përshtatëshem për  fabrikën e mobileve Ahikos.


ANALIZA

REKLAMIMI : konsiderohet si pjesa më e rëndësishme e promocionit, ne e konsiderojmë që për fabriken e mobiljeve Ahikos  kjo pjesë e promocionit do të ishte shumë produktive.
Reklama televizive: Reklamat televizive në përgjithësi konsiderohet si efektive për masën e tregut që kanë kjo është  e pasqyruar nga çmimet e larta që e kanë për kohën e transmetimit komercial gjatë ngjarjeve të njohura si p,sh ndonjë lojë e rëndësishme sportive, ndonjë festival apo ngjarje tjetër edhe ne si biznes e preferojmë shumë që reklamat e fabrikes Ahikos t’i transmetojmë në ngjarjet e veqanta atëherë kur shikueshmëria është më e madhe dhe konsumatorët anë e mbanë vendit  e kanë mundësin t’i shohin produktet tona dhe mund t’i nxisë ata që të na vizitojnë në sallonet tona.
Reklamat online: janë një ndër format më aktuale të promovimit që përdoren në internet dhe që kanë për qëllim shpërndarjen e mesazheve të marketingut për të tërhequr klientë të rinjë. Ne mendojmë se reklamat e komanisë tonë t’i shperndajmë nëpër rrjete sociale nëpër website të ndryshme kontekstuale që shfaqen në rezultatet search engine etj.
Reklamat në revista: përfshijë të gjitha ato reklama  në gazeta, revista te ekonimike etj ku kanë një bazë të gjerë të lexuesve ku shpejt reklama e kompanisë tonë mund të ju bjerë në sy.
Reklama në billboard: janë tabela të mëdha të vendosura në vende publike të cilat shfaqin reklamat në rrugë kryesore ku ka trafik të kombësoreve dhe shoferëve. Kjo është një reklamë shumë efektive sepse fotot e produkteve të fabrikes Ahikos kanë mundësi t’i shohin të gjithë kalimtarët e rastit.
PROMOVIMI SHITJES: është njëra ndër kanalet e promocionit që kushton më pak se sa reklamat apo të tjerat, në këtë pjesë konsumatori ka mundësi të njihet më përseafërmi me produktet duke përfshirë p.sh dhënjen e mostrave të produkteve qendrave tregtare, ne mendojmë se është një ide shumë e qëlluar sepse  pikërisht aty konsumatorët kanë mundësi ti shohin, prekin produktet pa i vizituarë sallonet tona. Tjerër mënyrë e promovimit të shitjes planifikojmë dhënjen e kuponave atyre që blejnë mobilje në shumën që caktojmë  ne, pastaj do të kenë lirime për produkte të tjera, ose mund ta marrin ndonjë produkt falas.
MARDHËNIET ME PUBLIKUN: është mënyra e promocionit ku konsumatori ka mundësi të dëgjojë për emrin e kompanisë tonë, këtë gjë planifikojmë ta realizojmë me anë të sponzorimit të ngjarjeve të veqanta që ndodhin në vendin tonë kjo mënyrë  e promociont është  e kushtueshme dhe planifikojmë ta praktikojmë në raste të veqanta.
SHITJA PERSONALE: është një mënyrë tjeter e promocionit me të cilin konsumatori dhe shitësi kanë mundësi të takohen ballë për ballë, këtë mënyrë të shitjes e kemi planifikuar edhe ne ta realizojmë me konsumatorët  e kompanis Ahikos, kemi planifikuar të marrim pjesë në panaire të ndryshme ku kemi mundësin t’i prezentojmë produktet tona dhe ti kuptojmë nevojat dhe dëshirat  e konsumatorëve.


PËRMBLEDHJET

Duke marrë parasysh që kompania Ahikos është një kompani që ka kapacitete të mëdha të prodhimit të mobileve si të fuqisë punëtore ashtu edhe të makinerisë moderne të prodhimit të mobileve, atëherë edhe një marketing i mirë dhe hapja e biznesit në mënyrë elektronike me mundësi të blerjes online, do të kishte qenë shumë profitabile për këtë fabrikë të mobiljeve.Duke marrë parasysh se po jetojmë në një epokë ku zhvillimi dhe përdorimi i internetit dhe paisjeve teknologjike ka marrë një hovë të madhë , ku edhe njerëzit janë shumë të angazhuar dhe nuk kanë shumë kohë për të humbur për të blerë produkte direkt në vendin e shitjes, e në rastin e biznesit tonë që kemi mobileri, ku duhet shikuar shumë produkte për të vendosur sepse janë produkte lluksi dhe jo elementare , atëherë konsumatorëve patjeter do të ju duhej shumë kohë për të vendosur se qka duan të blejnë, atëherë mundësia e blerjes së produkteve online do të i’u lehtësonte shumë konsumatorëve mundësinë e blerjes të produkteve, pra ata do të kenë mundësi t’i shikojnë produktet , karakteristikat e tyre, çmimet dhe t’i blejnë ato nga shtëpia pa i vizituar fare  sallonet e kësaj kompanie, ky do të ishte një lehtësim i madh për të gjithë ata konsumatorë që janë nga qytet e tjera të Kosovës dhe nga shtetet si Bosnja dhe Mali i zi të cilët bejnë zakonisht porosi me shumicë nga kjo fabrik, pra kjo do të ishte profitabile për të dyja palët
Edhe një marketing i mirë duke i përfshirë këto elemente te cilat i kam cekur me lartë do të ishin shumë profitabilë për këtë kompani. Përmes reklamave televizive shikuesit kudo që janë do të kenë mundësi t’i shohin produktet  e kësaj kompanie, përmes reklamave online të gjithë përdoruesit  e rrjeteve sociale do të kenë mundësi t’i shohin produktet duke klikuar në aty ku ju intereson, edhe reklamat në revista, broshura, billboard  do të jenë të rëndësishme sepse njerëzve medomos do të ju bjerë në sy dhe si të tillë konsumatorët në bazë të interesit të tyre mund t’i konsiderojmë si konsumatorë potencial, edhe elementet e tjera si promovimi shitjes, shitja personale, mardhëniet me publikun të gjitha kanë rëndësinë  e veqantë sepse e ofron konsumatorin me produktet e kësaj kompanie. Pra aplikimi i të gjitha këtyre do të ishte një reformë e re për këtë biznes por shumë profitabil dhe i domosdoshëm  duke marrë parasysh zhvilllimin e teknologjisë në ditet  e sotme dhe dinamiken  e jetës.


 REFERENCAT